Kuriozitete
Bashkë me babanë plagosën një person, kapet i shpalluri në kërkim
Bashkë me babanë plagosën një person, kapet i shpalluri në kërkim
Një person i shpallur në kërkim për plagosje, është vënë në prangat e policisë së Krujës.
Gjatë ditës së djeshme, e shtunë, u bë arrestimi i 40-vjeçarit Anton Kaçi, banues në Mallkuç të Krujës.
Ndaj tij Gjykata e Krujës në 4 tetor ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashëpunim.
Ai akuzohet se më 12 mars, në bashkëpunim me babanë e tij, Martin Kaçi, i arrestuar, në Mallkuç kanë plagosur me sende të forta shtetasin Gj.K.
Ndaj të dyshuarit materialet i kaluan Prokurorisë së Krujës, për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.