Kuriozitete
Bashkëshorti më ka thënë se më ka tradhtuar, a t’ia them edhe unë atij?
Kolumnistja e njohur Rowan Pelling, i ka dhënë një këshillë krejtësisht të pazakonshme një lexueseje, të cilën tradhtia e bashkëshortit ia ka zgjuar brejtjen e ndërgjegjes, për shkak të faktit që edha ajo e ka tradhtuar atë
– Kohë më parë bashkëshorti më ka treguar që më ka tradhtuar derisa fëmijët tanë kanë qenë të vegjël. Kjo gjë i ka ndodhur para 30 vjetësh. Mirëpo, kur sapo u martuam, edhe unë kam pasur një aferë të shkurtër seksi, të cilën kurrë askujt nuk ia kam treguar.
Edhe pse kjo është vetëm një njollë në morinë e viteve të lumturisë bashkëshortore, unë jam e hidhëruar dhe njëkohësisht kam dilemë a t’i “hakmerrem” edhe unë duke ia treguar aferën time?
Përgjigje i ka dhënë gazetarja e njohur dhe stand-up komikja Rowan Pelling, e cila në kolumnën e saj i ka dhënë një përgjigje krejtësisht të pazakonshme, transmeton Telegrafi.
– Teorikisht, ju dhe bashkëshorti juaj në një moment keni dalë jashtë kufijve të bashkësisë bashkëshortore dhe, në këtë kuptim, asnjëri nga ju nuk ka të drejtë ankese. Mirëpo, praktikisht nuk funksionon zemra në këtë mënyrë. Të jesh jobesnik nuk do të thotë që je imun ndaj dhembjes shpirtërore, përkundrazi.
– Njerëzit të cilët i shkelin kufijtë e lejueshëm në jetën e përbashkët janë të prirë të besojnë që rrethanat në rastin e tyre kanë qenë të zakonshme, mirëpo kjo bindje zakonisht bie në ujë kur atyre vetë pabesia e partnerit jo pak i shkakton dhembje – ka konstatuar gazetarja.
Ai i cili është “i pastër” në jetën bashkëshortore gjithmonë është në avantazh në raport me partnerin, mirëpo, vetëm nëse ai avantazh është i bazuar në të vërtetën. Në rastin tuaj, avantazhi i ndërtuar në fshehjen e tradhtinë vetjake mund t’ju bëjë që të ndiheni e pasigurt.
Veç tjerash, a mos vallë nuk do të ndienit afërsi më të madhe me bashkëshortin sikur të dy të dinit që keni provuar dobësinë njerëzore?
A pajtoheni edhe ju me konstatimin e kolumnistes britanike Rowan Pelling?