Connect with us

Bebja që lindi dy herë – ky është rrëfimi rrëqethës i nënës së saj! (Foto)

Kuriozitete

Bebja që lindi dy herë – ky është rrëfimi rrëqethës i nënës së saj! (Foto)

Ndonjëherë duhet besuar në mrekulli pasi edhe mund të ndodhin. Këtë e tregon historia e Lynlee Boemer, vogëlushja e cila lindi dy herë.

Kur nëna e saj, Margaret, ishte në javën e 16 të shtatzënisë, mjekët i thanë se bebja vuante nga një tumor i rrallë e për t’i shpëtuar jetën, ju desh të operohej përpara se të vinte në jetë. Ndërsa shumë mjekë i kishin rekomanduar ndërprerjen e shtatzënisë, Dr Darrel Cass nga spitali pediatrik i Teksasit, i propozoi opsionin e ndërhyrjes kirurgjikale.

Në javën e 23-të, përcjell TCH, foshnja u shkëput nga mitra e nënës dhe tumori ju hoq. Më pas u rikthye sërish në mitër, ku qëndroi edhe për 12 javë të tjera, për të plotësuar afatin e plotë deri në lindjen e dytë, përmes prerjes cezariane. Nëna tregon për mediat amerikane historinë e pabesueshme.

“Kur shkova në spital për një kontroll rutine në javën e 16, mjekët dalluan diçka shumë të rëndë. Vogëlushja jonë kishte një tumor të rrallë. Për ne ishte një shok”, shprehet nëna.

Tumori nga i cili vuante Lynlee-n zhvillohet zakonisht para lindjes dhe prek shtyllën kurrizore. Pas lindjes, mjeket vlerësuan se gjendja e saj shëndetësore ishte e mirë dhe e vendosën në repartin ku qëndrojnë të sapolindurit.

“Është diçka e mrekullueshme që ajo arriti të mbijetojë dhe po shkon shumë mirë edhe tani. I jemi shumë mirënjohës mjekëve. Nuk ka asnjë problem, i duhet vetëm pak fizioterapi në shpinë, tek ijet dhe këmba. Po presim me padurim ta shohim kur të rritet”, thotë Margaret.

Kur ishte 7-ditëshe bebja ju nënshtrua një tjetër operacioni të vogël për të hequr mbetjet e tumorit, të cilat nuk mund të arriheshin më herët.

b1

b2

b3

b4

b5

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top