Kuriozitete
Befason kryebashkiaku demokrat, i “del kundër” Lulzim Bashës
Befason kryebashkiaku demokrat, i "del kundër" Lulzim Bashës
Ka habitur jo pak deklarata mbrëmjen e kësaj të mërkure e Bashkisë së Pogradecit, e drejtuar nga demokrati Eduard Kapri.
Bëhet fjalë për një postim në Facebook, që i referohet festës së Çlirimit, e cila është cilësuar nga Bashkia Pogradec, si dita e lavdishme e popullit shqiptar.
" Kjo datë qëndron në histori si një lapidar i lartë në krah të 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë Kombëtare dhe është një fakt historik që është vulosur me luftën e gjakun e luftëtarëve." thuhet mes të tjerave në statusin e Bashkisë Pogradec
Por 29 Nëntori nuk njihet nga Partia Demokratike, e cila feston si Pavarësinë ashtu edhe Çlirimin më datën 28 Nëntor.
Kjo ka bërë që në media të qarkullojnë zërat e parë për një krisje të marrëdhënieve mes kryebashkiakut demokrat Eduard Kapri dhe Lulzim Bashës, të cilat flasin për një marrëdhënie të tensinuar mes të dyve që vijon prej disa kohësh.
Megjithatë, në rrugë zyrtare nuk ka asnjë reagim nga PD, ndërsa do të jenë ditët në vijim që do të përcaktojnë nëse mes Kaprit dhe Bashës ka vërtetë një konflikt. (e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.