Kuriozitete
BEFASON RAMA: NËSE PROVOHEN AKUZAT NDAJ TAHIRIT, KAM VETËM NJË FJALË PËR TË
BEFASON RAMA: NËSE PROVOHEN AKUZAT NDAJ TAHIRIT, KAM VETËM NJË FJALË PËR TË
Në rast se provohen nga Prokuroria akuzat ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, atëherë Kryeministri Edi Rama ka vetëm një fjalë për të: Vemie!
Ishte vetë Kryeministri Rama që nga studio e emisionit "360 gradë" tha se nëse akuzat për implikim në trafik droge vërtetohen atëhere Tahiri meriton vetëm fjalën vemie
"Nëse drejtësia do të provojë të kundërtën e atyre që unë e kam mbështetur Saimir Tahirin, atëherë nuk është ai që kam besuar unë, por një njëri që meriton vetëm fjalën vemie", u shpreh kryeministri
Kujtojmë se Kryeministri Rama pas publikimit të dosjes së përgjimeve të grupit Habilaj kërkoi prova konkrete ndaj ish-ministrit, duke mos lejuar arrestimin e tij. (e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.