Connect with us

Befason studiuesi: Britanikët qeshin me këtë histori të Isa Boletinit

Kuriozitete

Befason studiuesi: Britanikët qeshin me këtë histori të Isa Boletinit

Befason studiuesi: Britanikët qeshin me këtë histori të Isa Boletinit

Duket se historia e çarmatosjes së Isa Boletinit në Londër, që thuajse të gjithë shqiptarët e dinë, nuk është më shumë veçse një legjendë.

Të paktën kështu e konsideron studiuesi i historisë Erald Kapri, i cili tha se nëse ua tregon këtë histori britanikëve, ata do të qeshin.

Historia i referohet momentit të dorëzimit të armëve nga Boletini, përpara futjes në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, dhe ku ushtari britanik tha: “Ia dolëm të çarmatosim shqiptarin”. Ndërkohë që Isa Boletini Isa nxjerr një armë tjetër fshehur në kilota.

“Është një legjendë, e vërteta është që Isa Boletini mund ta ketë takuar ministrin e jashtëm të Londrës, por po t’ua tregosh britanikëve këtë, u duket qesharake. Historinë shpesh e konsiderojmë si folklor..”, u shpreh studiuesi në Report TV.

Kapri u ndal edhe tek shkaku i vdekjes së Ismail Qemalit, për të cilin tha se nuk është helmuar pasi askush nuk ishte i interesuar për vdekjen e tij.

“Nuk besoj se mund të jetë helmuar se nuk ishte kërcënim për ndokënd, Ismail Qemali nuk ishte faktor në Shqipëri dhe nuk i interesonte kujt vdekja e tij”, tha Kapri.(e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top