Kuriozitete
Bëhet nënë gjatë pushimeve në Spanjë, nuk e dinte se ishte shtatzënë (Foto)
U nis për të punuar në një zonë turistike në Spanjë me synimin e vetëm për t’u argëtuar, por me mbërritjen atje bëri një zbulim tronditës.
Lindsey Howe, është një 23- vjeçare angleze nga Manchester, e cila u bë nënë për herë të parë më 1 tetor, pa e ditur fare që ishte shtatzënë. E reja ishte nisur në Spanjë në muajin maj, për pushime dhe për të punuar disa kohë si kameriere në një lokal në Palma di Maiorca.
Por një natë u zgjua me dhimbje të forta barku dhe në pak çaste solli në jetë vajzën e saj.
“Nuk kuptova asgjë, nuk kam pasur asnjë simptomë. As të vjella dhe ciklin e kisha të rregullt. Ndihesha vetëm e lodhur, por për këtë gjë fajësoja orarin e punës”, tha e reja për “Mirror”.
Vajza tregon se kishte pirë alkool dhe duhan duke mos e ditur se ishte shtatzënë, kështu që shqetësimi i saj i parë kur kuptoi se çfarë po ndodhte ishte shëndeti i vogëlushes.
Vajza erdhi në jetë para kohe, duke bërë që për disa ditë të qëndrojë në terapi intensive, por tashmë është në gjendje më të stabilizuar, transmeton noa.
Tashmë siç shkruan noa.al, Lindsey është kthyer në Angli, dhe është vetëm, duke qenë se me babanë e vajzës nuk kishte një lidhje. Ndërkohë vajza është ende në spital në Spanjë, dhe Lindsey shpreson se mund të marrë së shpejti lejen me mjekëve për ta marrë në shtëpi të bijën, të cilën thotë se do e rrisë me ndihmën e familjes së saj.