Kuriozitete
Bëri panik të panevojshme, lodra në shtratin e fëmijës i është dukur si mi (Foto)
Laura Mazza nga Melbourne i Australisë, është tmerruar kur ka parë mbi shtratin e fëmijës, atë që i është dukur si një mi i vogël.
Nëna 31-vjeçare ka mbetur pa frymë dhe nuk ka mundur të lëvizë, derisa ka kuptuar se është vetëm një lodër, transmeton Telegrafi.
“Miu do kryente nevojën dhe do infektoheshim rëndë të gjithë, apo të do të kafshonte ndonjërin nga dy fëmijët. Gjithçka më shkoi në mendje për pesë sekonda”, ka shkruar Mazza lidhur me rastin.
Pasi ka marrë vetën nga paniku i panevojshëm, ajo e ka treguar historinë në rrjetin social, ku ka marrë shumë pëlqime.