Kuriozitete
Besi dhe Xhensila Myrtzaj i bashkohen nismës së Presidentit për jetimët
Besi dhe Xhensila Myrtzaj i bashkohen nismës së Presidentit për jetimët
Në kuadër të veprimtarisë “Java e Fëmijëve Jetimë” që zhvillohet nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, artistët e njohur Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj vizituan sot ekspozitën e hapur me këtë rast pranë Institucionit të Presidencës.
Në aktivitetin ku morën pjesë nxënës të shkollave 9-vjeçare "Hillary Klinton” dhe "100 Vjetori i Pavarësisë", si edhe nxënës të gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz, artistët e njohur Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj shprehën solidaritetin e tyre me fëmijët pa kujdes prindëror.
Më herët këtë ekspozitë e kanë vizituar edhe artistë të tjerë siç është Ardit Gjebrea, Soni Malaj, Venera Lumani dhe Lindi Islami. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.