Kuriozitete
Bie në kontakt me rrymën elektrike, i moshuari vdes në spital
Bie në kontakt me rrymën elektrike, i moshuari vdes në spital
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Pogradecit ku një person ka gjetur vdekjen pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Burime policore bëjnë me dije se viktimë ka mbetur 68 vjeçari me inicialet A.M., banues në fshatin Zagorçan.
Mësohet se 68 vjeçari ka qenë duke punuar me prizën e televizorit në momentin që ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Menjëherë pas incidentit, i moshuari është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, por pavarësisht ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha, 68 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë.
Lidhur me ngjarjen, është ngritur edhe grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të plota. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.