Showbiz
Blendi Fevziu për plazh në Drimadhe, pushuesit i shqetëson një detaj i rëndësishëm
Temperaturat e larta kanë pushtuar gjithë Shqipërinë dhe pjesa më e madhe e njerëzve i janë drejtuar brigjeve e ata me më shumë mundësi, edhe atyre të jugut, ku kanë kaluar fundjavën që lamë pas.
Me sa duket, të njëjtën gjë ka preferuar të bëjë edhe Blendi Fevziu, i cili është shkëputur nga rutina e përditshme dhe emisioni i tij politik.
Ai është fotografuar duke bërë plazh në Drimadhe, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e madhe. Në duar mban veshjet e zhytjes ndërsa qëndrojnë të tre në rreshtin e parë buzë detit.
Ajo që kanë vënë re dhe ka shqetësuar deri në një farë pike personin që e ka fotografuar, është: “po vajzën e vogël ku e kanë lënë vallë”?