Kuriozitete
BLLOKOHEN NË MAKINËN E ZJARRFIKËSES 13 PERSONA, KËRKOHET NDËRHYRJA E USHTRISË
BLLOKOHEN NË MAKINËN E ZJARRFIKËSES 13 PERSONA, KËRKOHET NDËRHYRJA E USHTRISË
13 persona kanë mbetur të bllokuar brenda një automjeti të zjarrfkëses në Kamëz, sicc tregohet edhe nw videon e publikuar nga tvKlan.al.
Sipas të dhënave paraprake mësohet 10 banorë të dy shtëpive në Valias i Ri, së bashku me 3 efektivë të Shërbimit Zjarrfikës kanë mbetur brenda automjetit që kishte shkuar për t’i evakuuar si pasojë e përmbytjeve.
Në momentin kur makina po bënte të kthehej mbrapsht, njëra anë e automjetit ka përfunduar në kanal. Kërkohet ndërhyrja e forcave të Ushtrisë me makina të mëdha, pasi është e pamundur që banorët të dalin nga mjeti.
Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari e cila po ndjek nga afër situatën.
Foto ilustruese
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.