Kuriozitete
Braktisi gruan pasi mësoi se mbeti e paralizuar, ja çfarë bëri ajo
Braktisi gruan pasi mësoi se mbeti e paralizuar, ja çfarë bëri ajo
Një nënë e katër fëmijëve dy vite më parë pësoi një paralizë të këmbëve pas një goditjeje që mori në shpinë.
Ndërsa ishte ende në spital dhe mjekët nuk i jepnin shpresa se do të ecte sërish, bashkëshorti i saj me të cilin kishte 14 vite martesë, i kërkoi të divorcoheshin.
37-vjeçarja Riona Kelly, nga Anglia, ka treguar se ai ishte çasti që e rrënoi edhe më shumë, megjithatë e gjeti forcën për të vazhduar përpara.
Pas një lajmërimi në Facebook ku kërkonte një trajner personal për ta ndihmuar të ushtronte këmbët, ajo ra në kontakt me Keith Mason.
Kaluan rreth 6 muaj dhe ajo arriti që të ngrihej sërish në këmbë, me ndihmën e patericave dhe karriges me rrota kur i duhej të lëvizte më distanca të largëta, por megjithatë ajo mund të ecte dhe të kishte një rutinë të përditshme në shtëpi.
E jo vetëm kaq, por gjatë kohës që Keith e ndihmonte, ata ranë në dashuri dhe tashmë prej 11 muajsh jetojnë të lumtur në një shtëpi, së bashku me vajzën nga martesa e 35-vjeçarit dhe 4 fëmijët e Rionës.
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.