Connect with us

Brokoli në vaj ulliri dhe nuk do t’i ndani më nga tryeza juaj

Shëndetësi

Brokoli në vaj ulliri dhe nuk do t’i ndani më nga tryeza juaj

Të konservosh perimet në vaj ulliri është tashmë traditë. Ne sjellim këtë recetë klasike që nuk do ta ndani nga tryezat tuaja, sapo ta mësoni si përgatitet dhe vetitë ushqyese. Perime të freskëta dhe vaj ekstra i virgjër ulliri. Në çdo cep të globit njerëzit përdorin këto kavanoza, duke i ruajtur perimet e stinës për në dimër. Domate të thata, patëllxhan, kërpudha. Por shumë pak prej jush mund ta dinë se edhe brokoli mund të ruhet në vaj.

Rregulli i parë për brokoli: freskia
Rregulli i parë është të blesh një produkt të freskët, madje nga një fermer i besuar. Së dyti duhet të udhëhiqeni nga ngjyra të ndritshme të gjelbëra. Së treti nuk duhet që t’i vendosni brokolit në frigorifer për ditë të tëra, para se të bëni gati kavanozat. Kështu që dilni dhe blijini kur të jeni me të vërtetë gati për të punuar me kavanozat e qelqit dhe vaj cilësor ulliri ekstra të virgjër.

Përgatitja
Merrni brokolit dhe pastrojini nga gjethet. Valojini në një enë të mbushur përgjysmë me ujë dhe gjysmë me uthull të bardhë dhe një lugë çaji kripë. Pasi të arrijë temperaturën e vlimit shtoni brokolit, duke i lënë për dy minuta, pastaj kullojini. Lërini të ftohen për disa orë. Organizoni brokolin në kavanoza qelqi të alternuara me hudhër dhe piper dhe mbulojini me vaj ulliri. Për 1 kg brokoli do t’ju duhet gjysmë litri uthull e bardhë, dy kokrra hudhër, piper për shije. Në këtë pikë mjafton të mbyllni hermetikisht kavanozat dhe t’i sterilizoni në ujë të valuar për rreth 40 minuta. Mbajini në një vend të freskët, të thatë dhe mundësisht në errësirë. Do të keni gjithmonë një produkt të freskët dhe për më tepër gati për ta kombinuar me çdo pjatë apo ushqim./Shije.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top