Connect with us

“Bujqësia”, Rama: Fond i posaçëm për të rinjtë, fokusi investimet që prodhojnë vlerë të shtuar

Kuriozitete

“Bujqësia”, Rama: Fond i posaçëm për të rinjtë, fokusi investimet që prodhojnë vlerë të shtuar

“Bujqësia”, Rama: Fond i posaçëm për të rinjtë, fokusi investimet që prodhojnë vlerë të shtuar

Kryeministri Edi Rama thotë se nga fillimi i vitit të ardhshëm, fondi i mbështetjes në bujqësi do të ketë një zë të veçantë për të rinjtë që kanë ide, projekte dhe vendosmërinë për të investuar duke nxjerrë fitimin nga toka.

Ai bëri me dije se një pjesë e veçantë e këtij fondi do i dedikohet inovacionit në bujqësi.

“Duam ti japim një nxitje të mëtejshme të bujqësisë, ndaj kemi vënë buxhetin më të madh për mbështetjen e bujqësisë, por duhet të fokusohemi tek të gjitha ato investime në bujqësi që prodhojnë një vlerë të shtuar, tek të gjitha ato sipërmarrje që rrisin eksportet dhe rrisin më tutje cilësinë e prodhimit vendas. Që do të thotë se do të ndahemi përfundimisht nga epoka e lëmoshave që faktikisht e thërrmojnë dhe nuk sjellin mbrapsht asnjë vlerë të shtuar”, u shpreh Rama.

Ai u zotua se do të stimolohen ata që kërkojnë mbështetje dhe që kërkojnë bashkëpunim në shitje.

Sipas Ramës, çmimet diskriminuese janë rezultat në radhë të parë i të jetuarit të ndarë, duke i dhënë mundësi grosistëve që të përçajnë dhe sundojmë.

Në këtë linjë shtoi se vetëm bashkimi në shitje sjell çmimin real, ndaj tha se do stimulohet financiarisht shtimi i mëtejshëm të këtyre shembujve.

Po ashtu Rama deklaroi se do financohen kultura të caktuara bujqësore të cilat premtojnë rezultat në zonën ku do kultivohen.

I pranishëm në panairin e bujqësisë në kryeqytet, ai tha se ky është panairi i parë i tokës, ndërsa shprehu besimin se vitin e ardhshëm do të jetë shumë më i madh. /a.y/noa.al www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top