Kuriozitete
Bukuri perfekte, kjo është vajza që u zgjodh Miss Bota 2017
Bukuri perfekte, kjo është vajza që u zgjodh Miss Bota 2017
E cilësuar si vajza me bukurinë perfekte, ajo arriti të zgjidhet vajza më e bukur në të gjithë botën.
Studente për mjekësi, indiania Manushi Chhillar u zgjodh Miss Bota 2017, mbrëmjen e së shtunës.
E lindur në 14 maj 1997 në shtetin e Haryana, Chhillar i rrëmbeu kurorën bukuroshes së vitit të shkuar, portorikanes Stephania Del Valle.
Finalja e konkursit mes mbretëreshave të bukurisë u mbajtë në Kinë, në Sanya City.
Por 20-vjeçarja indiane spikati me tiparet e plota dhe të rregullta, duke arritur të rrëmbejë kurorën e ëndërruar nga shumë vajza në të gjithë botën. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.