Kuriozitete
Bukuroshja nga Vlora i propozon për martesë burrit në emision, por çfarë thotë ai? (Video)
Edhe pse është bërë mama e një vajze prej gati tre muash, në fakt ish Miss Shqipëria nuk e ka celebruar dashurinë e saj me partnerin përpara ligjit. Por kjo nuk do të thotë se Suadën nuk do e shohim të veshur si nuse. Teksa është pyetur nga moderatorja Arjola nëse ajo do ta vesh një ditë fustanin e bardhë Suada rrëfen: “Unë po pres atë propozimin klasik për martesë, ku ai të më ulet në gjunjë si të gjithë “burrat e botës”. Shpresoj shumë që një ditë të vishem me fustan të bardhë, megjithatë ne ende nuk e kemi bërë celebrimin. A do t’i përgjigjet partneri i saj në këtë dëshirë? Ne shpresojmë që po. Ndiqni intervistën e plotë të emisionit “Tek Unë me Arjola Shehu” në këtë link, për të zbuluar se çfarë ka thënë tjetër bukuroshja në lidhje me këtë temë