Connect with us

“Buxheti 2018”, Vasili: Qeveria kliente besnike e oligarkëve, nuk mendon për të varfërit

Kuriozitete

“Buxheti 2018”, Vasili: Qeveria kliente besnike e oligarkëve, nuk mendon për të varfërit

“Buxheti 2018”, Vasili: Qeveria kliente besnike e oligarkëve, nuk mendon për të varfërit

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili përmes një deklarate për shtyp i ka kujtuar qeverisë sot, pak ditë para kalimit të Buxhetit 2018 në Kuvend, që të ulë TVSH-në për ushqimet bazë dhe të japë kështu provën se mbështet të varfërit dhe jo klientët e saj dhe oligarkët.

“LSI kë kërkuar që TVSH për artikujt bazë të shportës të ulet nga 20% në 5%, e ngjashme me atë që edhe vende shumë të pasura e kanë por që tregohen të kujdesshëm dhe të merakosur për familjet në nevojë dhe me të ardhura të pakta.

Qeveria e një vendi të varfër të sillet kaq egër me të varfërit e saj, ndryshe nga sa sillet Evropa e pasur”, u shpreh Vasili.

Më tej Vasili ka deklaruar se LSI ka propozuar që taksa për banesën e parë të jetë zero, “kurse për banesat e tjera nuk kemi ndonjë diferencë nga ajo që propozon qeveria”.

Vasili ka folur edhe për TVSH-në për biznesin e vogël për të cilin ka propozuar që të mbetet te 5 milionë lekë të reja dhe jo të ulet në 2 milionë, pasi shton kostot, i nxjerr nga tregu, i asgjëson dhe i lë mijëra familje pa ta ardhura bazike. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top