Kuriozitete
“BUXHETI”, RAMA: PROPOZIMET E PD, IDE TË PROGRAMIT ELEKTORAL TË 2015
“BUXHETI”, RAMA: PROPOZIMET E PD, IDE TË PROGRAMIT ELEKTORAL TË 2015
Në seancën e sotme parlamentare ku diskutohet buxheti i vitit 2018, Kryeministri Edi Rama tha se amendamentet e opozitës për buxhetin provojnë katërcipërisht atë që njerëzit dinë dhe dëgjojnë përditë, që PD nuk ka asnjë vizion alternativ për Shqipërinë.
Sipas tij, PD nuk ka asnjë ide tjetër përveç ideve të saj të vjetra të shkruara në programin elektoral të vitit 2005 dhe të rezultuara thjesht dëshira të natyrës elektorale për tetë vjet me radhë në qeverisjen e vendit.
Rama tha se është një paketë propozimesh që bazohet te programi elektoral i vitit 2005 të PD, duke nënvizuar se është e hatashme të shikosh se si një grup parlamentar që i bie të jetë i katërti në radhë pas 2005, vjen dhe i propozon kuvendit ide të vitit 2005.
Në këtë linjë tha se janë zgjidhje të propozuara në programin e 12 viteve më parë, të cilat gjatë zbatimit të programit qeverisës rezultuan zgjidhje pa kthim. www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.