Showbiz
Çdo femër do e donte një partner si Seldi: Shihni ç’bën për Mimozën
Seldi dhe Mimoza janë një nga çiftet më të komentuara të këtij viti, në fillim për lidhjen e tyre që u munduan ta mbajnë të fshehtë, më pas për fejesën e papritur e së fundmi për bashkëpunimin e tyre me këngën “Dashni”.
Seldi dhe Mimoza e kanë shprehur shpeshherë dashurinë për njëri-tjetrin me dedikimet që bëjnë në rrjete sociale, por Seldi duket se nga dashuria e madhe për Mimozën po merr edhe një vendim që jo të gjithë do e bënin.
Këngëtari ka postuar së fundmi një foto duke bërë tatuazh dhe mediat kanë nisur të shkruajnë se këtë herë tatuazhi do jetë për Mimozën, edhe pse vetë Seldi nuk ka shkruar asgjë lidhur me tatuazhin e ri.