Connect with us

Ç’është cipa amniale dhe përse shërben lëngu amnial?

Kuriozitete

Ç’është cipa amniale dhe përse shërben lëngu amnial?

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër

Vendi më i sigurt për beben tuaj gjatë shtatzënisë është qesja (cipa) amniale në brendi të mitrës. Bebja nuk mund të futet në kanalin e lindjes pa dalur nga qesja amniale.

Në fund të shtatzënisë qesja amniale çahet dhe lëngu amnial rrjedh jashtë përmes vagjinës.

Qesja amniale e mbron kokën e bebes gjatë lindjes dhe nuk e lejon që të mbështetet direkt në qafën e mitrës.

Ndonjëherë, qesja amniale çahet spontanisht dhe në këtë rast në zhargonin e përditshëm thuhet për një grua “i kish shku ujori”, kurse ndonjëherë qesja amniale çahet (rupturohet) nga mamia ose mjeku.

Lëngu amnial e siguron mirëqenien dhe shëndetin e bebes suaj, sepse:

– amortizon goditjet dhe e mbron beben
– siguron temperaturën ideale për beben
– ndihmon maturimin e mushkërive
– ndihmon traktin tretës të bebes, sepse bebja vazhdimisht e përpin lëngun amnial
– ndihmon zhvillimin e muskujve dhe kockave, sepse bebja noton në lëngun amnial
– pengon shtrëngimin e kordonit të kërthizës.

Normalisht, lëngu amnial është i kthjelltë ose qumështor. Nëse lëngu amnial është i gjelbër kjo është shenjë se bebja ka defekuar.

Jashtëqitja e parë e bebes quhet mekonium dhe nëse mekoniumi kalon në lëngun amnial, bebja mund ta qojë në mushkëri duke shkaktuar një problem serioz shëndetësor që quhet sindroma e aspirimit të mekoniumit.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top