Connect with us

Çfarë do të ndodhë me motin? Drejtori i Emergjencave bën paralajmërmin e frikshëm

Kuriozitete

Çfarë do të ndodhë me motin? Drejtori i Emergjencave bën paralajmërmin e frikshëm

Çfarë do të ndodhë me motin? Drejtori i Emergjencave bën paralajmërmin e frikshëm

Ashtu siç u paralajmërua, moti i keq dhe reshjet e dendura kanë përfshirë Shqipërinë. Por ato do të përkeqësohen edhe më tej në ditët në vijim.

Paralajmërimi është bërë Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi. I ftuar në Report TV, Prençi theksoi se reshjet pritet të intensifikohen në ditët e ardhshme dhe do të shkaktojnë probleme kryesisht në jug të vendit.

“Shërbimet meteorologjike vendase dhe të huaja kanë dhënë informacion të detajuar mbi situatën e pritshme, kryesisht për zonën jug-perëndimore. Në vijim të natës së sotme dhe datës 1 dhjetor do të ketë mbi 110 milimetra reshje nga 35 mm që kanë qenë në 24 orët e kaluara”, ka deklaruar Prençi.

Zyrtari i lartë ka paralajmëruar se do të ketë edhe prurje të lumenjve të vendit, nga të cilët Semani dhe Vjosa pritet të kenë më të mëdhatë.

Prençi theksoi se dita e premte dhe e shtunë do të jenë më problematiket për pjesën jug-lindore.

“Do të ketë erëra të forta dhe shtrëngata shiu, që do të jenë problematike. Në këtë aspekt, reagimi ka rëndësinë e vetë sepse përmbytjen nga mospërmbytja e ndan një vijë e hollë. Sepse nëse nuk funksionojnë kanalet e nëntokës në zonat urbane dhe ato mbi tokë në ato rurale do të ketë një vërshim të madh”, ka deklaruar Prençi. (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top