Kuriozitete
Çfarë duhet të bëni nëse ju ngecë vetura në borë? (Foto)
I ftohti i dimrit veçse ka filluar në Kosovë, dhe së shpejti pritet që të gjitha qytetet të bëhen të bardha nga bora.
Por, vozitësit e veturave e dinë më së miri, se nuk ka gjë më të keqe sesa t’ju ngecin rrotat e veturës në borë. Në fakt, përveç nëse vetura është zhytur komplet në borë, është tepër lehtë të dilni nga kjo situatë pa ndihmën e askujt, transmeton Telegrafi.
Metoda më e lehtë për të dalë nga bora, është duke i përdorur tepihët e veturës. Pra, vetëm i nxirrni tepihët nga vetura dhe i vendosni nën rrotat që kanë ngecur.
Ato do t’i dhurojnë gomave mjaftueshëm kontakt për të dalë nga bora.