Kuriozitete
Çfarë është kjo? Banorët të hutuar, në plazhin afër tyre shfaqet një krijesë misterioze! (Video)
Mbetjet e kalbura të një krijesë detare misterioze janë shfaqur në një plazh të Indonezisë.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, krijesa, rreth 15 metra e gjatë dhe disa metra e gjerë – u zbulua nga banori lokal Asrul Tuanakota në bregun verior të Seram Island në provincën Maluku.
Tuanakota, 37 vjeç, fillimisht mendonte se krijesa e madhe e detit ishte një barkë e mbytur kur e gjeti atë natën e së martës.
Që atëherë, banorët janë ngjitur në Beach Hulung për të parë masën e “fryrë” dhe të “zbehur”.
Banorët e hutuar kanë spekuluar se krijesa mund të jetë një kallamar gjigant ose eshtrat e një balene.
Banorët u kanë kërkuar autoriteteve që të ndihmojnë në heqjen e mbetjeve të shkatërruara.
Më parë këtë vit, një përbindësh misterioz u gjet në një plazh në Filipine.
Ajo u identifikua më vonë si një balenë – por kishte zhvilluar një pamje të çuditshme për shkak të dekompozimit.