Kuriozitete
Çfarë ndodhi me Ismail Qemalin dhe suitën e tij më 19 nëntor 1912? Rrëfimi i rrallë në prestigjozen franceze
Çfarë ndodhi me Ismail Qemalin dhe suitën e tij më 19 nëntor 1912? Rrëfimi i rrallë në prestigjozen franceze
Prestigjozja franceze, “Le Figaro”, ka botuar, të premten e 29 nëntorit 1912, në faqen nr.2, rrëfimin e dëshmitarit që gjendej me Ismail Qemalin dhe suitën e tij në bordin e anijes “Bruenn”.
Gjithçka ka filluar në Trieste, më 19 nëntor 1912, ku itinerari i parashikuar fillimisht, Trieste- Brindisi- Patras, është ndryshuar.
Çfarë ka ndodhur më konkretisht gjatë asaj dite ? Në vijim, do të gjeni rrëfimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja blogu “ Dars (Klos), Mat- Albania ”
Ardhja e Ismail Qemal Beut në Durrës
Një nga miqtë tanë, që po nisej më 19 nëntor, në Trieste, na dërgoi dje këtë lajm interesant:
“Unë jam dëshmitari i një ngjarjeje për të cilën do të flasë Europa, ndoshta nesër, dhe se ndoshta do të ketë një ndikim të madh në ngjarjet që po ndodhin aktualisht në Ballkan.
I nisur dje në Trieste në bordin e “Bruenn-it” drejt Patras-it, ne do të arrinim fillimisht, sipas itinerarit, në brigjet e Brindisit, gjatë mbrëmjes. Por, sapo filluam të largoheshim nga Trieste, filluan të qarkullonin zëra se do të zbarkonim në Durrës, ku princi shqiptar Qemal Beu, me suitën e tij, e cila gjendej në mesin e udhëtarëve të tjerë, do të zbriste për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë.
Në fakt, ne dalluam Ismail Qemal Beun në “business class”. Ai është një burrë i një farë moshe. I rrethuar nga një duzinë personazhesh të tjera, ai duket serioz dhe simpatik. Pra, kësaj mbrëmje, të mërkure, na konfirmojnë se rreth orës dhjetë do të jemi afër Durrësit.
Po atë orë, me një mot të bukur- mes dritës së hënës dhe qetësisë së plotë- ne dalluam nga larg ndriçimin e një anije, atë të avullores “Wurmbrand” të Lloidit Austriak (Kompania më e madhe detare e perandorisë austro-hungareze). “Bruenn-i” u ndal 200 metra larg saj. U zbritën shkallët, pastaj barkat në të cilat Qemal Beu dhe suita e tij u akomoduan për të shkuar drejt “Wurmbrand-it”.
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.