Connect with us

ÇFARË NDODHI NË 2008? DALIN PAMJET QË PËR PAK “FUTËN NË LUFTË” DY SHTETET

Kuriozitete

ÇFARË NDODHI NË 2008? DALIN PAMJET QË PËR PAK “FUTËN NË LUFTË” DY SHTETET

ÇFARË NDODHI NË 2008? DALIN PAMJET QË PËR PAK "FUTËN NË LUFTË" DY SHTETET

Janë publikuar pamjet e rënda në të cilat shfaqen disa peshkatarë që masakrojnë në det të hapur një balenë, dhe më pas lënë atë të japë shpirt teksa varet në bishtin e anijes.

Pamjet e rënda datojnë që në 31 Janar të vitit 2008, por janë bërë publike vetëm tani, pas një beteje 5 vjeçare me drejtësinë nga ana e organizatave që mbrojnë të drejtat e kafshëve.

Dhe për të shmangur, rrezikun e një konflikti diplomatik mes Australisë dhe Japonisë, autoritetet kanë pritur vendimin e gjykatës për t'i publikuar ose jo.

Video është regjistruar në ujërat e Antarktidës, dhe tregon momentin e rëndë se si peshkatarët japonezë ngulin një shtizë përmes trupit të balenës së gjorë, dhe më pas e lënë atë të ngordhë të varur në anije.

Drejtues i një prej organizatave anti-gjueti të balenave, Jeff Hansen tregon se kanë qenë autoritetet australiane që kanë filmuar momentin për të vërtetuar masakrën ndaj balenave që ndodh në brigjet e Antarktidës.

"Në vitin 2008 qeveria australiane dërgoi një anije me porosi për të dokumentuar gjuetinë e balenave nga peshkatarët japonezë në territorin australian të Antarktidës," thotë ai

Dhe pikërisht për faktin se kjo gjueti ndodh në territorin australian të kontinentit të ngrirë, diçka e tillë mund të përbënte rrezikun e një koinflikti diplomatik me Japoninë, duke qenë se një gjë e tillë është e ndaluar.

Organizatat për mbrojtjen e kafshëve nga ana tjetër apelojnë që kjo mizori të marrë fund, dhe se kjo video të mund të shërbejë si shembull për sensibilizim.

Praktika mizore e gjuetisë së balenave është klasifikuar si e jashtëligjshme nga nga bashkësia ndërkombëtare. Megjithatë, Japonia vazhdon të vrasë më shumë se 300 balena në Antarktidë çdo vit nën maskën e kërkimit shkencor.(e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top