Connect with us

“Çmendet” i riu nga Lezha, shantazh 17-vjeçares: Më jep 7 mijë euro ose të postova fotot intime

Kuriozitete

“Çmendet” i riu nga Lezha, shantazh 17-vjeçares: Më jep 7 mijë euro ose të postova fotot intime

Një 18-vjeçar nga qyteti i Lezhës ka rënë në prangat e policisë, pasi ka kërcënuar një 17-vjeçare se nëse nuk i jep 7 mijë euro, do t’i publikojë fotot intime.

Kristian N., banues në Lezhë është arrestuar nga policia e Lezhës, ndërsa sipas njoftimit të policisë, 18-vjeçari akuzohet se ka kanosur me anë të mesazheve telefonike një shtetase të mitur 17 vjeçare, për ti marrë shumën prej 7000 Euro-ve duke e shantazhuar.

Njoftimi i policisë:

Me datë 17.09.2017, nga Seksioni kundër krimeve ndaj pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune të mirëorganizuar hetimore dhe profesionale, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Kristian N. , 18 vjeç, banues në Lezhë

Ky shtetas dyshohet se ka kanosur me anë të mesazheve telefonike një shtetase të mitur 17 vjeçare, për ti marrë shumën prej 7000 Euro-ve duke e shantazhuar se do t’i publikonte në rrjete sociale fotografi intime.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale ” Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë ” parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top