Kuriozitete
Dashuri pa kufij, dasma në murin që ndan Meksikën me Amerikën
Dashuri pa kufij, dasma në murin që ndan Meksikën me Amerikën
Dashuri pa kufij, një amerikan dhe një meksikane u martuan brenda pak minutash, në një ceremoni në murin që ndan Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në portën që hapet në raste të jashtëzakonshme nga autoritetet kufitare amerikane.
“Për ata që dashurojnë ky mur nuk ekziston, dashuria nuk njeh kufij”, komentoi nusja Evelia Reyes.
Çifti u lidh në martesë, në prani të një gjyqtari meksikanë pranë “Portës së shpresës”, këtë të shtunë.
Ceremonia u organizua nga një organizatë jo fitimprurëse për të drejtat e emigrantëve.
Një ceremoni vërtetë simbolike, në një moment kur Presidenti amerikan Donald Trump, dëshiron të zgjeroj murin që ndan kufirin me Meksikën. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.