Kuriozitete
Dasmorët rrihen për shkak të një vendimi të nuses
Në botën normale, gruaja ka të drejtë ta mbajë mbiemrin e saj dhe të mos e marrë mbiemrin e bashkëshortit të saj. Mirëpo, në Serbi, në Leskovc, vendimi i nuses për ta mbajtur mbiemrin u kurorëzua me rrahje, shkruan “Blic.rs”, transmeton Gazeta Express.
Pasi nusja nga Leskovci vendosi ta mbajë mbiemrin e saj në momentin e kurorëzimit, vjehrri i saj (babai i bashkëshortit) i tha se “është “k**vë”.
Rrahja ndodhi mes familjarëve të nuses dhe të dhëndrit, pasi të dy familjet filluan të fyenin njëri-tjetrin. Si rezultat i kësaj, çifti nuk arriti të martoheshin në këtë ditë.