Kuriozitete
Debate në Komisionin e Ekonomisë, Braçe përplaset me Spahon
Debate në Komisionin e Ekonomisë, Braçe përplaset me Spahon
Mbledhja e Komisionit për Ekonominë dhe Financat është shoqëruar me debate mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Deputetët e opozitës kanë kërkuar informacione nëse ndryshimet në paketën fiskale do të shoqërohen me efekte financiare shtesë.
Kreu i komisionit, Erjon Braçe tha se analiza bëhet në bazë të ndryshimeve të tregut. "Mirë është që t'i kurseni aludimet për këtë rast. Pra duhet të paraqisni argumente", u shpreh Braçe.
Por debati ka marrë tjetër rrjedhë, kur Braçe ironizoi bashkimin e PD me LIS, teksa tha se tani PD është martuar me një tjetër forcë politike.
Spaho: Ai ministri rrogën e 30 vite të ketë mbledhur nuk e blen dot tokën. Ndaj duhet të fillojë hetimi pasuror.
Braçe: Do ta dënoj me çdo gjë. Ky rast do të ndëshkohet me përgjegjësi penale.
Spaho: Këto janë skandaloze.
Braçe: Nuk do luajmë lojën e PD, që tani është martuar me një tjetër forcë politike.
Spaho: Po lëri këto, po ti kur u martove.
Braçe: Thashë bashkëjetesë.
Tabaku-Bushati: Mos u shqetëso për PD, por ju duhet të mblidhni mendjen. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.