Connect with us

Dekonspirimi i operacionit, Xhafaj kallëzim penal për rastin e ish-dretuesve të policisë

Kuriozitete

Dekonspirimi i operacionit, Xhafaj kallëzim penal për rastin e ish-dretuesve të policisë

Dekonspirimi i operacionit, Xhafaj kallëzim penal për rastin e ish-dretuesve të policisë

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka dorëzuar sot në Prokurori një kallëzim penal për dekonspirim të informacionit, në lidhje me arrestimin e disa ish-zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit.

Veprimi i ministrit vjen pas dështimit të arrestimit të tyre nga ana e policisë, pasi nuk janë gjetur në banesë.

Materiali mësohet se është dorëzuar në Prokurori përmes postës, në të cilin kërkohet nisja e hetimeve nëse ka rrjedhje të informacionit nga persona që ishin në dijeni të urdhër-arrestit ndaj ish-zyrtarëve, të cilët akuzohen se kanë lidhje me grupin e vëllezërve Habilaj.

Një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama, në emisionin “360 gradë”, në Ora News, paralajmëroi këtë lëvizje të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ndërkohë, paralelisht me këto zhvillime, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot se ish-zyrtarët po mbrohen nga Kryeministri Edi Rama. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top