Kuriozitete
Del emri, kush është skafisti shqiptar i plagosur nga policia
Del emri, kush është skafisti shqiptar i plagosur nga policia
Zbulohet emri i një prej skafistëve shqiptarë të arrestuar gjatë operacionit të fundjavës në Greqi, ku u ndaluar gomonia me 1.6 ton drogë që vinte nga Shqipëria.
Sipas asaj që raportonn Top Channel, ai është është Alban Baxheri me banim në Sarandë, i cili mësohet se ka mbetur i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit që trafikantët patën me policinë greke.
Megjithatë ai mësohet të mos jetë i vetmi trafikant i plagosur në operacion, por emrat për momentin nuk bëhen të ditur.
Për këtë arsye, policia e Sarandës ka kryer edhe një kontroll këtë të hënë në shtëpinë e tij. Po në Sarandë është kryer kontroll në banesën e një tjetër personi, që dyshohet të ketë qenë në bordin e gomones së bashku me një shtetas italian.
Përveç tre personave në bordin e gomones, numri I përgjithshëm I të arrestuarve nga policia greke ka shkuar në 10 persona, 6 nga të cilët shqiptarë, por mes tyre ka edhe shtetas grekë dhe italianë.
Mjeti lundrues i mbushur me drogë, mësohet se është nisur nga Himara, ndërsa është pikasur nga autoritetet e vendit fqinj fillimisht në Korfuz.
Pas ndjekjes për disa orë dhe shkëmbimit të zjarrit, policia ka arritur të ndalojë gomonen dhe të prangosë trafikantët. (e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.