Kuriozitete
Denoncoi zhdukjen e të fejuarës, shqiptari vetëvritet në banesën e tij
Denoncoi zhdukjen e të fejuarës, shqiptari vetëvritet në banesën e tij
Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur në Itali.
Një 50-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës në banesën e tij në Cornuda të Trevisos gjatë të dielës që lamë pas.
Sipas mediave italiane shkaqet e vetëvrasjes mbeten ende mister.
Mediat shkruajnë më tej se 50-vjeçari Daniel Paskali, më 17 nëntor kishte denoncuar në polici zhdukjen e të fejuarës së tij nga Ukrainë, Sofiya Melnyk 43-vjeçare.
Ajo ishte zhdukur 10 ditë më parë në këtë zonë, pa lënë gjurmë.
Ndërkaq autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që të dyja ngjarjet mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën.
Policia gjithashtu vijon me kërkimet për gjetjen e gruas së zhdukur./a.k/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.