Connect with us

Deputeti i PD ironizon: Kush Saje ka ikur në Gjermani, shoferi i kamionit apo ministri?

Kuriozitete

Deputeti i PD ironizon: Kush Saje ka ikur në Gjermani, shoferi i kamionit apo ministri?

Deputeti i PD ironizon: Kush Saje ka ikur në Gjermani, shoferi i kamionit apo ministri?

“Mediat po flasin për një Saimir nga ata të përgjimeve të antimafias italiane, që paska ikur në Gjermani. Me siguri do jetë ai Saimiri shofer kamioni se për Saimirin ministër ka dhënë garanci Rama që nuk mund të levizë nga vendi. Votoi maxhoranca në Parlament që ti bllokohet pasaporta…”

Kështu shkruan në profilin e tij në Facebook, deputeti demokrat Edi Paloka, i cili thotë se është bërë shumë e ngatërruar kjo punë; shumë Saje, shumë patenta, shumë pasaporta, shumë euro.

Në vijim shton se Saimir Tahiri ministër ka kushërinj Habilajt, nuk ka skaf po ka dy patenta lundrimi, ka Audi të shitur por në pronësi ende të tij.

Më tej ironizon me fjalët, “Sajmir kamionisti, nuk dihet çfarë i ka Habilajt, po ata i bëjnë dhurata të shtrenjta gruas dhe nënës së tij, mendojnë që 5 milionë euro në muaj nuk i mjaftojnë dhe propozojnë ti dërgojnë 20 milionë euro “për fushatën e kamionistëve socialistë”.

Paloka thotë në vijim se “Saimir Sota”, mban dokumentat e Sajes ministër në makinë, fiton tendera nga Saja ministër dhe ka 865 mije euro kesh që thotë se janë të tijat.

Deputeti demokrat thumbon më tej duke pyetur: “Kush Saje të ketë ikur në Gjermani? Të jetë ministri që ka shkuar me çantë për të blerë hekur apo kamionisti me dokumenta të ministrit? Në fund të fundit , Rama ku hyn këtu??? Ai nuk di çfarë bën vetë, jo të dijë se ç’bëjnë gjithë këta Saje”.

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka udhëtuar tre ditë më parë drejt Gjermanisë, duke e argumentuar për arsye familjare, ndërsa kthimi i tij pritet të ndodhë sot.

Prokuroria, ka konfirmuar nga ana e saj se nuk ka asnjë ndalim për të dalë jashtë vendit për deputetin Saimir Tahiri. Organi i akuzës tha se ai po hetohet në gjendje të lirë sipas autorizimit të dhënë nga Kuvendi.

Tahiri është nën hetim nga prokuroria për shkak të përgjimeve që drejtësia italiane ka bërë ndaj grupit të Habilajve, dosja e të cilëve transferuar edhe në Shqipëri.

Për llogari të këtij hetimi, Kuvendi ka autorizuar prokurorinë për ta hetuar Saimir Tahirin në gjendje të lirë ndërsa ka refuzuar kërkesën për arrestimin e tij. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top