Kuriozitete
Deputeti i PDIU në Elbasan jep dorëheqjen tre muaj pasi mori mandatin
Deputeti i PDIU në Elbasan jep dorëheqjen tre muaj pasi mori mandatin
Kur kanë kaluar vetëm tre muaj nga marrja e detyrës si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ka dhënë dorëheqjen nga mandati ligjvënësi i parë.
Bëhet fjalë për deputetin e PDIU-së Bujar Muça, i cili mësohet se dhënë dorëheqjen nga mandati i tij.
Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të KQZ të cilat i thanë agjencisë NOA.al se deputeti Bujar Muça ka paraqitur kërkesën në KQZ, kërkesë që në fakt duhet t'i ishte dërguar Parlamentit.
KQZ njoftoi se këtë kërkesë e ka referuar në Kuvend. Mësohet se megjithatë edhe deputeti i dorëhequr e ka dërguar kërkesën e njëjtë në Parlament.
Paraprakisht, mësohet se shkak për këtë vendim të tij janë arsyet personale.
Ndërkohë, që në vend të tij pritet të ulet në Kuvend, Elena Xhina, sipas listës së kandidatëve të PDIU në këtë qark, në zgjedhjet e 25 Qershorit. (e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.