Kuriozitete
Dëshmia tronditëse e Elës: Burri më detyronte të shkoja me meshkuj të tjerë (Video)
Një dramë e vërtetë mund të konsiderohet jeta e Elës. Në një rrëfim për “InTv”, ajo rrëfen se bashkëshorti jo vetëm e rrihte, por përmes dhunës e detyronte të drogohej dhe prostituohej, për të siguruar para për të përdorur më pas heroinë.
“Ai më detyronte që të dilja në rrugë për të bërë lekët dhe për ti përdorur për drogë pastaj”, ka thënë ajo.
Ndër të tjera, ajo ka pohuar se shpesh herë bashkëshorti e detyronte që të përdorte edhe heroinë.
“Kisha informacione se droga të dëmton, të jep varësi, të largon nga familja. Ngaqë kisha këto informacione nuk pranoja që ta pija por ai ma dha me zor”, shprehet e reja, e cila preferon ta quanin “Ela”, transmeton Panorama.
Gruaja duroi dhunën për vite me radhë, derisa mundi frikën dhe denoncoi e divorci të shoqin.
Ndiqni rrëfimin e saj, që mund të jetë edhe realiteti i shumë grave të tjera që nuk guxojnë të flasin, por heshtin përballë dhunës.