Kuriozitete
Detaje të reja/ 18-vjeçarja vdes pas operacionit, nisin hetimet ndaj kirurges FOTO
Një adoleshente ka humbur jetën pas një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Ketjona Ibrahimi 18 vjeçe nga Gramshi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dy ditë më parë.
Sipas deklaratave të familjarëve më 8 korrik rreth orës 3 të natës e reja është zgjuar me dhimbje të forta barku, të vjella dhe gjakderdhje.
Të alarmuar i janë drejtuar spitalit të Gramshit, por duke qenë se gjendja e të resë paraqitej e rëndë, ajo është dërguar me urgjencë në Elbasan.
Pasi i bënë një qetësues dhe analizat e futën menjëherë në sallën e operacionit, dhe rreth 7 të mëngjesit u deklarua se e reja ka ndërruar jetë.
Familjarët pas ngjarjes kanë drejtuar gishtin drejt mjekëve për pakujdesi në mjekim.
Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht dhe po heton në gjendje të lirë një kirurge për mjekim të pakujdesshëm. Policia bën me dije se mjekja me iniciale J.K 43 vjeç bëri ndërhyrje
kirurgjikale tek pacientja 18-vjeçare Ketjona Ibrahimi, ditën e shtunë më 8 korrik.
Grupi hetimor i policisë po kryen veprime në bashkëpunim me ekspertët mjeko–ligjorë për përcaktimin e shkakut të vdekjes.