Kuriozitete
Detektivi privat: Ja si ta kuptoni se ai po ju tradhton, sipas këtyre shenjave kam zbuluar tradhti
Luke Athens është një detektiv privat, i cili njihet dhe si drejtuesi i firmës “Heartbreakers”. Në një intervistë për “Daily Mail”, ai tregon se si ta kuptoni nëse partneri ju tradhton. “Kur vjen puna te të zbuluarit e tradhtive, intuita është arma më e fuqishme që keni”, u shpreh ai.
Megjithatë, përpos intuitës, janë dhe disa hapa të tjerë, të cilët duhet t’i ndiqni për të zbuluar të vërtetën. Hapi i parë është të kërkoni për ndonjë rezervim të pazakontë bilete. Mënyrë tjetër për të kuptuar nëse po ju gënjen rreth destinacionit të udhëtimeve të tij, është të shikoni matësin e kilometrave në makinë, apo edhe nëse kilometrat e bëra i përshtaten distancës.
Luke vazhdon me sugjerimet e tij, duke thënë se edhe një kontroll në koshin e plehrave ,gjithashtu, është një burim i mirë. Një faturë e një darke për dy veta, një pako boshe prezervativësh: të gjitha këto janë shenjë e tradhtisë së tij.
“Njerëzit këto kohë janë shumë të fiksuar pas telefonit të tyre. Kështu që, nëse ai e mban atë larg vetes, por edhe larg jush, atëherë është e sigurt që po fsheh diçka. Edhe llogaria bankare apo transaksionet bankare kanë aftësinë për të fshehur të vërteta. Por, më e rëndësishmja nga të gjitha, është ndryshimi i stilit të tij të jetesës. Nëse krejt papritur, ai nuk bën më të njëjtat gjëra si më parë, duhet të filloni të dyshoni!”, shprehet Luke Athens.