Showbiz
Diçka nuk shkon mirë me Mihrije Brahën, lë “nam” në plazh
Këngëtarja kosovare Mihrije Braha ka qenë pjesë e mediave rozë jo vetëm për këngët dhe projektet e saj muzikore por edhe falë fizikut të saj. Edhe pse është 50 vjeç, Mihrija vazhdon të kujdeset që të ketë një trup për t`u patur zxili edhe nga vajzat e reja.
Mirëpo, edhe pse ajo kërkon të sfidojë moshën që ka, ndonjëherë e tepëron me look-un.
Kjo vihet re në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale së fundmi, ku këngëtarja ka publikuar në “Instagram” një foto në plazh. Foto ka një detaj që është kritikuar shumë nga fansat e saj, pasi Mihrija ka shkuar në plazh me taka të larta.