Kuriozitete
Dita e Falenderime, Kylie Jenner disa fjalë për familjen dhe për “bebet” e saj
Dita e Falenderime, Kylie Jenner disa fjalë për familjen dhe për “bebet” e saj
Kylie Jenner ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht shtatzëninë, por në ditën e Falenderimeve ajo ka diçka për “bebet“ e saj.
Mos u çudisni, e kemi fjalën për qenushët. Sigurisht familja e bukuroshes nuk do të ishte e plotësuar pa Normie, Bambi, Harlie, dhe Rosie, fëmijët e vegjël siç i quan ajo qenushët.
“Normie, Bambi, Harlie, and Rosie, ju mund të më çmendni ndonjëherë, por unë ju dua pa fund”, shkruan ajo.
20 vjeçarja ka pasur disa gjëra për të cilat duhet të jetë mirënjohëse për këtë vit. Dhe me këtë rast, ajo ka bërë disa postime në Instagram dedikuar, familjes, miqve, kompanisë së saj, Kylie Cosmetics dhe qenushëve të saj.
“Unë kam shumë gjëra për të cilat duhet të jem mirënjohëse për këtë vit. E di jam një vajzë me fat.
Në ditën e falenderimeve, jam ndalur pak dhe po mendoj për atë që viti i ardhshëm do më sjellë. Nuk e di ku do të isha pa nënën, babanë, motrat dhe vëllanë tim? Ju dua pa kushte“, shkruan ajo. www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.