Kuriozitete
Doli nudo në Instagram-in e punës, 61-vjeçarja pushohet nga puna
Lynn Dorsey është pushuar nga puna si promotore e një agjencie udhëtimi, pasi doli aksidentalisht nudo në një video “livestream” në Instagram-in e agjencisë në të cilën punon.
“Ishte një gabim i tmerrshëm! Sinqerisht”, – ka treguar Dorsey për Minden Press-Hearld lidhur me natën “fatkeqe”.
“Jam e tmerruar! Nuk do ta bëja kurrë me dashje”.
Ama, falja e 61-vjeçares nuk ka mjaftuar që punëdhënësit ta mbajnë në punë, sepse pas një takimi special ajo është pushuar nga puna.
Edhe pse Lynn e dinte shumë mirë arsyen e largimit, ajo ka dorëzuar një padi kundër firmës, me justifikimin se kompania ka thyer rregullat dhe ligjet e shtetit të Louisianas.
61-vjeçarja ka kërkuar që t’i paguhet dëmi moral i shkaktuar nga pushimi nga puna dhe të marrë pagën për 12 muaj rresht.