Connect with us

Doni gjumë të rehatshëm? Mjafton vetëm ky veprim gjatë natës

Kuriozitete

Doni gjumë të rehatshëm? Mjafton vetëm ky veprim gjatë natës

Doni gjumë të rehatshëm? Mjafton vetëm ky veprim gjatë natës

Gjumi i mbrëmjes duhet të jetë i mirë dhe i rehatshëm. Por kjo kërkon edhe ambientin e duhur.

Studimi më i fundit i disa hulumtuesve holandezë tregon se një nga aspektet më të rëndësishme për një gjumë të mirë është cilësia e ajrit në dhomë.

Për këtë arsye u zgjodhën 17 vullnetarëve të shëndetshëm, të cilëve për 5 netë rresht u janë ndjekur përmes metodave më të larta teknologjike, lëvizjet gjatë natës në gjumë.

Disa prej tyre flinin me një derë apo dritare të hapur, duke lejuar ventilim më të mirë në dhomë, ndërsa të tjerët jo.

Rezultati: Dhomat me ventilim më të mirë kishin nivele më të ulëta të dioksidit të karbonit në ajër dhe kjo duket të jetë e lidhur me gjumë më të mirë.

"Nivelet e ulëta të dioksidit të karbonit në dhomë gjumi nënkuptonin thellësi më të mirë të gjumit, efikasitetin e gjumit dhe numër më ulët të rasteve të zgjimit", njoftoi ekipi i Universitetit të Teknologjisë në Eindhoven.

Ndërsa eksperti gjerman Steven Feinsilver tha se mjedisi i natës është i rëndësishëm për një gjumë të mirë.

"Ky studim na kujton se të gjitha dhomat e gjumit nuk janë të barabarta, dhe cilësia e gjumit tonë është e ndikuar sigurisht nga vetitë fizike të mjedisit tonë gjatë natës", tha ai.(e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top