Kuriozitete
Dosja “Habilaj”, Prokuria lëshon urdhër-arreste për tre ish-zyrtarë të lartë
Dosja "Habilaj", Prokuria lëshon urdhër-arreste për tre ish-zyrtarë të lartë
Prokuroria për Krimet e Rënda ka lëshuar ditën e sotme urdhër-arreste për disa ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.
Burime për “BalkanWeb” thonë se mbi këta ish-drejtues të policisë, identiteti i të cilëve ende nuk është publikuar, rëndon akuza e përfshirjes në trafikun e lëndëve narkotike.
Një ndër personat për të cilët është lëshuar urdhër-arresti është një ish-drejtues në policinë e Vlorës një person jo pak i përfolur për lidhje me trafikantët e Vlorës. Një zyrtar që është larguar menjëherë sapo në krye të ministrisë së Brendshme, erdhi Fatmir Xhafaj.
Ky personazh është mjaft i njohur pas në 6 raporte të SHIHS është përfolur për lidhje me trafikantët e drogës, dhe rezulton të ketë telefonata të drejtpërdrejta me trafikantët.
Një tjetër zyrtar, që pritet të arrestohet brenda disa orëve, është ish-drejtues në policinë e Dhërmiut. Ai është shfaqur në pamje filmike me Habilajt.
Një tjetër urdhër-arresti është prerë për një ish-zyrtar policie në Shkodër, i cili dyshohet për lidhje me grupet e trafikantëve në këtë qytet.
Ende nuk bëhen publike emrat e këtyre ish-zyrtarëve, pasi deri më tani nuk janë ekzekutuar urdhër-arrestet.
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.