Connect with us

Drejtoni flokët me këto mënyra natyrale pa i dëmtuar ato

Kuriozitete

Drejtoni flokët me këto mënyra natyrale pa i dëmtuar ato

Duke e njohur mjaft mirë rëndësinë e pamjes së jashtme femrat duket se do të bënin çdo gjë për t’u dukur bukur, ndaj Living ju këshillon ta filloni me flokët pasi vërtetë janë gjysma e bukurisë.
Më poshtë do të listojmë disa produkte natyrale që do t’ju drejtojnë flokët në kushte shtëpie pa patur nevojën e aksesorëve si tharëse, piastër apo krehër.

Vaji kokosit: Vaji i kokosit jo vetëm që i mban flokët e drejta duke shmangur kaçurrelat apo elektrizimin, por ky vaj ka gjithashtu përbërës antibakterialë që pastron lëkurën e kokës thellësisht duke reduktuar infeksionet apo rënien e flokëve. 2 orë përpara se të lani flokët lyejini me vaj kokosi e do të shihni që pas larjes flokët do të jenë shumë të shkrifët.

Birra: Nëse doni flokë të drejtë duhet t’i shpëlani me birrë. Kjo pije është e pasur me antioksidantë dhe vitamina dhe shkëlqen flokët nga rrënjët deri tek majat. Birra e flokëve përdorej nga gjyshet tona edhe për të bërë kaçurrela.

Uthulla e mollës: Uthulla e mollës rregullon pH-in e skalpit. Ajo që duhet të bëni është të përzieni 2 lugë uthull molle në një gotë ujë dhe të shpëlani flokët me këtë perzierje. Nuk është nevoja t’i shpëlani flokët pasi era e uthullës nuk do të ndihet.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top