Kuriozitete
Drejtoresha e bashkisë fshin videon ku festonte me Veliajn mes vajzave, harron një detaj
Drejtoresha e Promovimit të qytetit për Bashkinë e Tiranës, Julinda Dhame ka festuar ditëlindjen e saj të 41-të me stafin dhe këtë festë në një nga lokalet e kryeqytetit e ka ndarë bashkë me ndjekësit e saj në Instagram.
Dhame shihej duke kërcyer nën shoqërinë e disa shoqeve mes të cilave ishte edhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj së bashku me zv.kryetarin Arbian Mazniku, por ky i fundit shihet si më i tërhequr nga festa.
Julinda Dhame e kishte postuar vetë këtë video rreth 30 sekondëshe, por që e ka fshirë pak momente më vonë. Megjithatë dikush t’i kujtojë drejtoreshës se jetojmë në epokën e teknologjisë dhe videoja mund të fshihet nga ajo, por shumë vonë pasi është ruajtur paraprakisht nga mediat.
Për të gjithë që u bënë kurioz se pse mund të jetë fshirë videoja, hidhini një sy më poshtë dhe gjykojeni vetë.