Connect with us

Droga në plazhin e Velipojës, në pranga edhe një oficer policie

Kuriozitete

Droga në plazhin e Velipojës, në pranga edhe një oficer policie

Droga në plazhin e Velipojës, në pranga edhe një oficer policie

Një sasi e konsiderueshme droge është kapur sot në Vilun, në plazhin e Velipojës. Mendohet se jane rreth 1 ton te kapur, por aktualisht sasia e droges po peshohet, për të përcaktuar saktësisht peshën.

Në këtë aksion, sipas “Panorama”, mësohet se ka edhe disa te arrestuar, mes të cilëve thuhet se është edhe një efektiv policie.

Në pranga është vënë efektivi që rezulton me dy emra, Enriko Zylja ose Prel Zylja. Ai është vëllai i zevendësshefit të kufirit.

Policia po heton për detaje të tjera dhe për zbulimin e plotë të rolit qe kishte efektivi në këtë transport droge të sasisë së madhe.

Droga ishte vendosur në furgonin që shikoni në foto, dhe do të ngarkohej në mjet lundrues.

Kujtojmë se zona e Vilunit në Velipojë, dyshohet prej kohësh si pikë ku droga transportohet me skafe drejt Italisë.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top