Connect with us

“Dua të martohem, s`më japin leje”, ministri i shëndetësisë i përgjigjet infermieres

Kuriozitete

“Dua të martohem, s`më japin leje”, ministri i shëndetësisë i përgjigjet infermieres

Një infermiere i ka kërkuar leje Ministrisë së Shëndetësisë, pasi martohet dhe i takojnë me ligj 5 ditë pushim. Me pretendimin se nuk i kanë ofruar lejen, Lumturie Hasa ka ngritur shqetësimin e saj.

Martohem këtë javë. Më takon 5 ditë leje, po drejtoresha nuk e firmos se thotë ka dhënë urdhër ministri”, tregoi infermierja për TCh.

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga ministri teknik i PD -së, Arben Beqiraj, ka reaguar kështu lidhur me këtë lajm:

Pushimet vjetore si dhe periudha e pushimeve vjetore janë të parashikuara në Kodin e Punës dhe specifikohen në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 511, datë 24/ 10/ 2002 “Për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit në institucionet shtetërore”.

Urdhri Nr. 277 datë 01.06.2017 që pezullon LEJET VJETORE për periudhën 01.06.2017 -25 .06.2017, i nxjerrë në zbatim të këtyre akteve ligjore dhe nënligjore i referohet vetëm pushimeve vjetore të paplanifikuara dhe në asnjë rast nuk citon kufizime apo ndalime për pushimet e tjera të paguara, të planifikuara për punonjësit, siç është dhe rasti në fjalë i infermieres.

Kështu që, kushdo që ka kërkuar leje pranë Ministrisë së Shëndetësisë për arsye të veçanta që nuk kanë lidhje me fushatën elektorale nuk i është mohuar nga ana jonë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top