Kuriozitete
Dy pije energjike dhe një kafe, vdes 16-vjeçari
Një 16-vjeçar ndërroi jetë muajin e kaluar pasi kishte konsumuar sasi të tepërt të kafeinës në një periudhë të shkurtër kohore. Davis Allen Çripe piu dy pije energjike Diet Mountain Dew dhe një kafe me shumë qumësht nga dyqani McDonald’s për vetëm dy orë.
Sipas USA Today, mjeku i autopsisë, Gary Watts konfirmoi se shkaku i vdekjes ishte një sëmundje kardiovaskulare e shkaktuar nga kafeina.
“Nuk ishte një incident që mori jetën e tij, por konsumimi i pijeve energjike, të cilat përmbajnë sasi të madhe të kafeinës.
Prindër, ju lutem bisedoni me fëmijët për to dhe ju adoleshentë mos i konsumoni,” – tha ai në një konferencë me babain e Davis, duke shtuar se adoleshenti ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe asnjë anëtar i familjes nuk ka patur problem me kafeinën.
I riu u rrëzua në klasë rreth orës 14:30, dy orë pasi kishte konsumuar pijet dhe u shpall i vdekur në orën 15:40 në spitalin Palmetto, Kolumbi.