Showbiz
I dyshuari për sulmin terrorist në Spanjë fans i Noizyt? (Foto)
Policia spanjolle ka ndaluar Driss Oukabir si të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin terrorist që tronditi ditën e djeshme Barcelonën.
Mendohet se i dyshuari të ketë qenë në drejtimin e furgoni, megjithatë ende asnjë nuk është saktësuar. Ndërkohë në profilin e tij në Facebook shohim se i dyshuari postonte video muzikore të grupeve arabe dhe dhe Rap.
Një nga të fundit është “Ak47” e reperit shqiptar Noizy-t, shkruan portali lapsi.al Ndërkohë gjatë muajit qershor kishte postuar edhe një video të pushtimit të territoreve palestineze.
Megjithatë nuk ka postime që ta lidhin me grupe terroriste, ndonëse sulmi është marrë përsipër nga ISIS.