Kuriozitete
E apasionuar pas fotografive, një “selfie” i kushtoi shumë shtrenjtë
E apasionuar pas fotografive, një “selfie” i kushtoi shumë shtrenjtë
Ndonjëherë ndodh që edhe pasionet e tua më të dashura mund të të kushtojnë shtrenjtë, madje deri aty sa të të marrin edhe jetën.
E tillë është edhe historia e një vajze e quajtur Toni Kelly e cila ishte shumë e apasionuar pas fotografive duke dokumentuar vendet që vizitonte me postimet e shumta në Instagram.
24-vjeçarja nga Zelanda e Re ka patur një fund vërtet tragjik. Kelly vdiq pas dëmtimeve serioze që mori në tru ndërsa po përpiqej që të bënte selfie. Ajo ra nga dritarja dhe nuk arriti dot ti mbijetonte plagëve të marra.
Fotografitë e Miss Kelly tregojnë se sa shumë i pëlqente që të eksploronte vende të reja dhe ti koleksiononte ato. Ndërsa javën e kaluar familja e saj nxitoi për në Londër pasi dëgjoi lajmin tronditës të vdekjes së saj.
Miqtë dhe familja e saj tani po mbledhin para për ta sjellë atë në shtëpi dhe kanë hapur një faqe me emrin “Sillni në shtëpi Tonin”.
Ata thanë se organet e Miss Kelly janë dhuruar për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve të tjera në një spital në Britani të Madhe. Paratë e mbledhura do të ndihmojnë familjen ta sjellin në shtëpi dhe të paguajë për çdo shpenzim shtesë.
Nuk është hera e parë që dëgjojmë që përpjekjet për të bërë seflie në vende ekstreme kanë shkaktuar vdekjen e shumë të rinjve dhe jo vetëm. Vetëm para pak muajsh ndërsa po bënte fotografi, një 56-vjeçar ra nga tempulli. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.